Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e një shpërndarësi të lëndëve narkotike afër shkollave.
Përmes një mesazhi, Balla theksoi se Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike.
Kujtojmë se sot u vu në pranga 26-vjeçari nga Durrësi E.Biba, i cili u kap në flagrancë me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë.
Reagim i Ballës:
Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike👮♂️👮Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike. Në tentativë për të shpërndarë/shitur tek të rinjtë lëndë narkotike kokainë, një person është ndaluar nga Policia e Shtetit📍Lezhë, të cilit i janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm dozash.