Drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar që të prononcohen për arrestimin e kapitenit të Partizanit dhe i vetmi që ka folur për këtë çështje ka qenë zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi.
Ranxhi ka konfirmuar për "Panorama Sport"se "klubi është në dijeni të çështjes dhe drejtuesit po interesohen për sqarimin e situatës së portierit. Për momentin nuk mund të themi më shumë”.
Mbase për të mos nxituar, klubi kërkon të sqarojë situatën dhe më pas të vendosë se çfarë do të ndodhë me kapitenin.





