Kryeminitsri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e autorëve të grabitjes së postës në Krujë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar.
"Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK", shkruan Rama.





