Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të “baronit” të drogës, Gëzim Çela.
Në një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkuan se forca e ligjit do të godasë mbi këdo, ndërsa thekson se “pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë”.
Për këtë operacion, ministri Balla përgëzoi policinë shqiptare dhe atë të Kosovës, të cilat bënë të mundur arrestimin e një prej personave që ishte në kërkim prej kohësh nga drejtësia.
“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.