Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar personalisht rastin e arrestimit të Fredi Belerit.

Në një dalje për mediat, Mitsotakis thekson se ngjarja është shumë e pakëndshme ndaj kërkon lirimin e menjëhershëm të Belerit.

Kreu i Qeverisë greke dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë. Ai paralajmëron se nëse nuk lirohet Beleri, Shqipëria do ta ketë të vështirë afrimin drejt Bashkimit Europian.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek.

Dua, t’i dërgoj një mesazh vendit tonë mik, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha ai.