Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruar me efektivë policie, mbërritën mëngjesin e kësaj të enjteje në zyra të kompanive private në rrugën “Themistokli Gërmenji” ku dyshohet se janë prerë fatura fiktive në dëm të donatorëve evropianë.

Mësohet se pas arrestimit të ish-ministrit të Drejtësisë, SPAK do të sekuestrojë të gjitha praktikat financiare të kompanive të ndryshme.

Kontrollet po ushtrohen në banesat edhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti.

Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policisë për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë.