Zbardhen detaje nga arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u bë me urdhër të SPAK, mëngjesin e sotëm.

Çështje për të cilën Beqaj është arrestuar ka të bëjë me fondet e BE, që lidhen me SASPAK. Ndërkohë, çështja e Sterilizimit është duke u hetuar. Zoti Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për çështjen e sterilizimit.

Deri në këto momentet SASPAC nuk ka preferuar që të japë sqarime për këtë ngjarje. Pak muaj më parë në banesën e zotit Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, iu ushtruan kontrolle. Bëhet fjalë për disa fondet të SASPAC. Ai akuzohet se bashkë me Ermal Kurtulaj, ka dyshime se ka abuzuar me fondet, pasi agjencitë i orientonte drejt lokalit të tij. Po ashtu ka dyshime se bashkëpunonte me restorante apo dhe agjenci dhe OJF, për interesa personale. Prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’, masë që u ekzekutua nga policia mëngjesin e sotëm.

Bashkë me Beqajn u arrestuan dhe dy të tjerë. Një prej tyre, është Ermal Kurtulaj, financieri i zotit Beqaj. Ai përdoret dhe automjetin e zotit Kurtulaj për t’u paraqitur në SPAK. Kurtulaj është personi që ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt. Ndërkohë që bashkë me Beqajn dhe Kurtulajn, u arrestua edhe Alfred Nikolla.