Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka sjellë në vëmendjen arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastrilut, duke e akuzuar se heshti për skandalin dhe i kërkoi të dëshmojë.

“Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur.

Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tender. Duan që populli të besojë s e ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së shëndetësisë.

Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë, pas dy dekadash në pushtet, Rama s’ka bërë kurë asgjë për të luftuar korrupsionin por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. E keni të pamundur faktet që ka sjellë spak në rastin e tenderit të ministrisë së shëndetësisë.

Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK, qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë. Ca vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. 40% e taksave, pasurive kombëtare vidhen. Nga 10% Rama e ka çuar në 40% korrupsionin.

E shoh që s’po rrini rahat në karriget tuaj ministra, ju mund ta ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer raste në dikasteret tuaja. Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Ministre e financave duhet të jeni në garë të fortë për të zhvatur sa më shumë nga fondet publike.

Në diskutim nuk vihet më a merrni 40% por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis”, tha Bardhi.