Tre ditë më parë në Lungomare është arrestuar Edison Begaj, 38-vjeçari nga Vlora që më 29 maj mbeti i plagosur nga një person i cili ishte kamufluar si polic. Ai u qëllua te dera e shtëpisë dhe mori 4 plumba, por fatmirësisht shpëtoi.
Në lidhje me këtë kanë reaguar familjarët e Begajt, të cilët janë shprehur se arrestimi nga policia është bërë me tendecë.
Xhaxhai i Begajt thotë se policia dështoi që ta mbronte, dhe arma që iu gjet ishte për vetëmbrojtje. Ai tregon se Begaj nuk ka bërë asnjë krim, dhe se tashmë dy fëmijët e tij të mitur janë lënë rrugëve, për shkak se prindërit u janë ndarë disa kohë më parë.
“Gjithcka ishte tendencioze. Policia nuk e mbrojti dot, u plagos me 9 plumba në sy të fëmijëve. Armë e kishte për vetëmbrojtje. Policia ka qenë tendencioze, nëndrejtori erdhi te biznesi dhe bëri me shenjë për të arrestuar Edisonin.
Edisoni nuk ka bërë krim, po mbronte jetën e tij, ndërkohë që atentatori i tij endet i lirë. Atentatori ishte veshur si Polic, u gjet veshja, u gjet, makina, u gjet arma por jo autori. Edisoni ka lënë dy fëmijët e mitur rrugëve”, shprehet xhaxhai i 38-vjeçarin.





