Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka komentuar arrestimin e kardiokirurgut Edvin Prifti pak ditë më parë gjatë operacionit në Krujë.

Gjoni nga vendi i tij në Kuvend, tha se nuk ishte turp që një mjek i njohur të ketë mbi 250 mijë euro kursime në shtëpi. 

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin i cili nëse ka vjedhur para të përballet me ligjin… por ne kërkojmë të çnderojmë kardiologun në Shqipëri vetëm e vetëm që të vijë një tjetër e të vazhdojë të vjedhë miliona euro. Pse mo kaq turp qenka që një kardiolog të ketë 250 mijë euro kursime cash? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë? Po për tenderat çfarë është bërë? Kjo më shqetëson mua. Ky popull është nënshtruar me vullnet ndaj kësaj thundre dhe këtij pushteti.”– tha Gjoni.