Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me anëtarë e grupit italo-shqiptar që u godit nga policia italiane gjatë operacionit për shkatërrimin e skemës së trafikut të drogës në Romë ku ra në pranga edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.

Sipas mediave gjyqtari Tomaselli ka vendosur masën e arrestit me burg për 13 persona nga të cilët 7 janë shqiptarë dhe 6 italianë.

Bazuar në dosjen e gjykatës, grupi kriminal drejtohej nga shqiptarët. Arindi Boci në bashkëpunim me Glend Burhanajn dyshohet se kishin ngritur skemën e trafikut të drogës në Acilia dhe Primavalle.

Ndërsa Françesk Ndreka njihej si krahu i djathtë i kreut të bandës Arindi Boci. Boksieri Petrit Bardhi i njohur si Titty, kishte siguruar kontaktet e klientëve që porositnin drogën.

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila njihej si financiere dhe menaxhonte të ardhurat që siguroheshin nga trafiku i drogës.

Anëtarët e grupit takoheshin në një lokal në Acilia pasi kishin arritur kompromis me pronarin e këtij biznesi.

Anëtarët shqiptarë të grupit

Arindi Boci (35 vjeç)

Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)

Petrit Bardhi (47 vjeç)

Leonard Vacaj (48 vjeç)

Elsa Lila (40 vjeç0

Gjino Lleshaj (39 vjeç)

Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)

Anëtarët italianë

Fabrizio Capogna (37 vjeç)

Gianluca Fantozzi (51 vjeç)

Laurenti Simone (42 vjeç)

Manolo Monterisi (44 vjeç)

Alessio Nardini (47 vjeç)

Manuela Rizzo (46 vjeçe)