Pas arresimit të Fredi Belerit në Himarë, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila njofton se ambasadorja greke në Tiranë do të shkojë për takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

“Pas lajmit për arrestimin e Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës, ambasadorja e Greqisë në Tiranë Konstandina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë më 12 Maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, u arrestua pas mesnate nën akuzën për blerje votash.