Tiranë, 6 shtator 2014 – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. ka komentuar arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ai tha se qëndrimi i LSI dhe i mazhorancës mbetet i pandryshuar në mbështetje të Prokurorisë dhe gjyqësorit, për të hetuar deri në fund mbi skandalin e vjedhjes dhe për tu vendosur pikat mbi i.
I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkohet shkarkimi i Fullanit, Meta tha: “Do të respektohet Kushtetuta dhe ligji. Mazhoranca do të punojë për të rritur pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe për të rritur integritetin e saj. Reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe bashkëpunimi me të gjithë institucionet kushtetuese është i nevojshëm i domosdoshëm dhe duhet të jetë reciproik”.
Ndwrkohw kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar arrestimin e Fullanit tha se, lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë duhet transparencë maksimale.
“Politika nuk duhet të ndikojë në këtë proces dhe çdo gjë duhet lënë në duart e drejtësisë. Duhet transparencë maksimale dhe veçanërisht një proces i pamotivuar nga frymëzimi oligarkik Rama-Meta”, tha Basha.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





