Për gazetarin Artan Hoxha, arrestimi i Moisi Habilajt, i përfolur si kushëri i Saimir Tahirit, sot nga policia italiane, është një operacioni i cili nuk është i zhvilluar ditet e fundit por prej muajsh e vitesh. Sipas Hoxhes, kjo organizate ka furnizuar prej vitesh me kanabis Cosa Nostran.
“Autoritetet italiane kanë një mënyrë të vepruari në luftën kundër organizatave kriminale që merren me trafiqe, bëhet fjalë për organizata që kanë potencial të madh financiar, pra e kanë kollaj të rekrutojnë ushtarë dhe të kenë një logjistikë të sofistikuar. Në Shqipëri bëhet e kundërta, kapet personi i dyshuar dhe pastaj bëhen hetimet. Në Itali të mbajnë në vëzhgim deri sa sigurojnë provat, zbërthejnë organizatën, kush është financuesi e transportuesi, vendi nga i cili vijnë, në rastin konkret është mbajtur në përgjim, janë kapur ngarkesa në të kaluarën, ka vijuar gjurmimi për të zbuluar me kë kemi të bëjmë.
Vendi ku ka vepruar është zonë e njohur historikisht si një territor ku vepron mafia siciliane, Katania, ishujt e Sicilisë dhe Italisë së Jugut, ku lidhjet e forta janë me mafien e Cosa Nostra. Rezulton se kjo organizatë ka furnizuar Cosa Nostran me kanabis vitet e fundit”, tha ai.





