Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë në vendin tonë.
I pranishëm në konferencën “Forcimi i Drejtësisë Penale”, Kraja u shpreh se prioritet i SPAK është goditja e krimit dhe e atyre që abuzojnë me fonde publike.
“Kemi qenë dhe në Gjykatën Kushtetuese ku kemi mbajtur qëndrimin tonë për ligjin për përgjimet e Policisë së Shtetit. Ai ligj duhet të ribëhet edhe njëherë, Kemi zbatuar në aspektin formal dhe raportin me institucionet e tjera. Prioriteti ynë duhet të jetë lufta kundër korrupsionit dhe hetime për zyrtarët e lartë. Ato që kanë ndodhur në ditët e fundit nuk janë fundit, po vetëm fillimi dhe do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe të njëjtën përparësi. Lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe kundër abuzimit me fonde publike janë prioritet i luftës sonë”, tha kreu i SPAK.





