SPAK ka dërguar dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiran, se në datë 10.12.2021 autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.
Sot në datën 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri”, njoftohet nga SPAK.
Llalla është dënuar me 2 vite burg nga Apeli i Posaçëm për akuza që lidhen me fshehjen e të ardhurave dhe mosdeklarimin e pasurisë.