Mijëra katalanas kanë protestuar kundër arrestimit të tetë ministrave rajonalë të shkarkuar pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës.
Zyrtarët që dolën para Gjykatës së Lartë Spanjolle, akuzohen për rebelim dhe keqpërdorim fondesh publike.
Prokurorët po kërkojnë edhe një fletë arresti evropian për liderin e rrëzuar të Katalaonjës, Carles Puigdemont, që nuk u shfaq para gjykatës dhe tani ndodhet në belgjikë. Kërkesa po ashtu mbulon edhe katër ish ministrat e tjerë që injoruan fletëthirrjet e Gjykatës së Lartë.
Të enjten, ishin me mijëra njerëzit e mbledhur jashtë parlamentit rajonal të katalonjës, në Barcelonë. Shumë prej tyre mbanin në duar flamuj katalanë dhe slogane në të cilët shkruhej “Liri për të burgosurit politikë”. Tubime të ngjashme proteste janë mbajtur edhe në qytete të tjera katalane.
Partitë politike dhe grupet qytetare, në rajonin e pasur veri lindor, po ashtu dënuan lëvizjen e gjyqësorit. Nëntë nga 14 ish ministrat e thirrur u paraqitën para gjykatëses Cakrem Lamela.
Ajo tha se ata duhej të arrestoheshin sepse në rast të kundërt mund të largoheshin nga vendi ose mund të dëmtonin provat. Tetë u arrestuan ndërsa i nënti, ish ministri i biznesit, u la në liri me kusht, me kërkesën e prokurorëve pasi dha dorëheqjen para se parlamenti katalan të votonte për pavarësinë.
Pesë pjesëtarë të tjerë të parlamentit katalan, mes të cilëve kryetari i parlamentit Carme Forcadell, përballen me të njëjtat akuza por për shkak të imunitetit të tyre parlamentar, rastet e tyre po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.