Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i efektivit të Komisariatit nr. 1, Taulant Balla, të cilit iu gjet arsenal armësh në banesë.
Sipas burimeve polici prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farke të vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër.
Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në ditë festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Ndërkohë mësohet se hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin, në 14 shkurt.
Për këtë gjë banorët kishin bërë disa herë kallëzime në polici, por për shkak të njohjes i kishin tërhequr, megjithatë organet kompetente nisën hetimet dhe prej disa javësh efektivi u mbajt në vëzhgim.
Pas kontrollit në shtëpi, Taulant Ballës iu gjetën municion armësh dy automatikë dhe sasi fishekësh.