Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përshëndetur aksionin për arrestimin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

Ai gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.

Statusi i plotë:

Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri.