Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin në Durrës të shefit të Antidrogës, Gazmir Preçi.
Ai u arrestua pasi ka shantazhuar pronarin e një lokali se do ia mbyllte lokalin, nëse nuk i jepte 10 mijë euro.
Përmes një reagimi zyrtar, Hoxha shprehet se kushdo polic, që do të tentojnë të cenojë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.
“Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.
Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!”, tha Hoxha.