Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me çështjen me të nxehtë të ditëve të fundit nëpërmjet një statusi në facebook.

Ai shkruan se ‘çështja’ Tahiri është një atentat kundër Berishës, Ramës dhe Bashës, e arrestimi i ish-ministri është kërkesë e FBI-së.

STATUSI I PLOTË

Bashkimi i korrupsionit shqiptar është fundi i tyte i shpejtë.

Nuk shpëtoni dot, edhe të bashkuar. Saliu me tropojanët e tij mendon se mund të shpëtojë Ramën me alibinë se Tahirin e kërkon Saliu.

I patë dje tre tropojanë që paraqisnin asgjë për gjithçka?
Sigurisht skema e Saliut për të shpëtuar Ramën, dhe jo Tahirin.
Në fakt, me shpëtimin e Ramës, Saliu jep shpresën e vakët për veten.
Asgjë.
Janë ata që kanë vjedhur dhe janë kapur. Që kanë vrarë dhe janë strukur; kurse Çështjen Tahiri e kanë marrë si atentat kundër tyre edhe Rama edhe Saliu, edhe Basha.

Pse vërtet mendoni se arrestimin e kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda?
Naivë jeni apo budallenj! Arresti i Tahirit është kërkesë e FBI – së.

Ja kjo është edhe frika e Saliut dhe Bashës edhe e Ramës. Sepse pas tij ndoshta do kërkohet ndërkombëtarisht personi apo personat që bashkëpunuan me oficerët rusë kundër Natos në muajin prill.

Në fakt ashtu është, por as Rama dhe as Saliu nuk e dinë thesin e mbledhur kundër tyre.
Pse mor të mjerë me tre tropojanë do t”i shpëtoni ju FBI-së.
Më budalla po tregohet kryeministri që po vërtitet si një fëndyell për të fituar ca ditë.

Është krim ndërkombëtar Zotërinj!… Do të ekstradoheni, pa lërini tropojanët hajdutë të krimeve të rënda, se këto ditë kanë fundin e tyre. Alibia që i ka dhënë Saliu Ramës me tropojanët, shpejt do të shkruhet si komedi.