Kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30 në sheshin “Skendërbej”, ku paraditen e sotme janë vënë re përgatitja e podiumit, vendosja e karrigeve dhe rrethimi me gard metalik.

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qëndrimeve të forta të kryeministrit Rama ndaj sistemit të Drejtësisë, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht edhe ne drejtimin e kryeqytetit. Rama ka vendosur që mos ta shkarkojë Veliajn nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Në sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.