Pas lajmit të arrestimit të Taulant Alibeajt në Gjermani, më datë 6 prill nën akuzën e “vjedhjes me armë dhe identitet fals”, ka reaguar vëllai i tij, kreu i departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj.

Në një postim të tijin në Facebook, Alibeaj e konsideron atë si sajesë ordinere të dalë nga zyra e ministrit të Brendshëm Samiri Tahiri, duke e cilësuar si shpifës, partner me krimin dhe ordiner.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i këtij lajmi është që t’i mbyllet goja opozitës, për ta zhytur në llumin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës e bandës së tij.

“Keqardhje për mediat e keqpërdorura të cilat sot i detyrohen një ndjesë publike vëllait dhe familjes sime.

Sa për mua, as nuk trembem as nuk shantazhohem. Përballë do me ketë ditë për ditë, bashkë me opozitën, Saimir Tahiri dhe banda që drejton”, përfundon reagimi i Alibeajt.