Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga operacioni i një dite më parë, kur u arrestuan vëllezërit Cala të akuzuar për grabitjen spektakolare të 4.6 milionë eurove në prill të vitit të kaluar në Rinas.
“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.
Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje”, shkruan Rama në Facebook.





