Pas operacionit të Policisë së Tiranës që çoi në arrestimin e autorëve të vrasjes së 42-vjeçarit Devi (Dëfrim) Kasmi, ka reaguar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Në një postim në Twitter Xhafaj shkruan:

"Operacion i shkëlqyer: Identifikim & arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorise Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive."