Pas arrestimit të zv/drejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje, ka reaguar menjëherë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp, Manjani thekson se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/drejtorit të arrestuar.
Madje në njoftim thuhet se Drejtoria e Burgjeve kishte kohë që kishte nisur procedurat për largimin e Labit nga shërbimi civil.
Po kështu, Manjani thotë se Labi tashmë duhet të përballet si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. “T’i provojë akuzat ndaj tij para drejtësisë si qytetar i çliruar nga funksionet publike”, thotë ministri.





