Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës (Grupi i Alibeajt), Joni Myshketa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për skandalin e arrestimit të agjentit të FBI-së në SHBA dhe për zbulimin e lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama.

Myshketa shkruan se Rama prej ditësh ka shmangur daljen në publik dhe ky është një tregues i gjendjes së tij.

Ndër të tjera ai shton se Partia Demokratike e më gjërë kanë detyrimin kombetar për të udhëhequr vendin drejt në situatë të normalizuar, drejt zgjedhjeve sipas standarteve që kemi mëse 3 dekada që kërkojmë ti arrijmë, e vetëm duke respektuar të tilla standarte vendi do të fillojë të ece mbi shina.

Statusi i plotë:

Kryeministri ka dite qe nuk shfaqet ne publik se fundmi dhe ky eshte nje tregues I qarte I gjendjes se tij, duke pasur parasysh antagonizmin e tij per tu dukur kudo e ne cdo vend ne hapesirat e te gjitha mediave madje duke dhene mend ne cdo lloj fushe pasi politiken e ndriti si ate kombetare dhe ate pertej kufijve tane e pertej oqeanit.

Thone qe eshte semure.
Po e vertete eshte..

Ai tashme dergjet ne shtratin e “vdekjes” se tij politike, shtrat I pergatitur nga vete ai per shume bashkepuntor e kundershtar te tij politik, por karmes dhe ligjeve te universit askush nuk mund ti shpetoje.

Po tashme “trupi” I tij ka filluar te dekompozohet, por ka nje mundesi te shpetoje shpirtin duke dale sadopak me dinjitet nga zullumet e vetekrijuara dhe nga

SKANDALI PAR EXELLENCE

qe I peshon si nje gur I rende “varri”.

DUKE U DOREHEQUR

dhe ky akt I sherben vetem atij, pasi ne te vertete ai tashme nuk ekziston me.

Ne kete situate Shqiperise e shqiptareve u duhet kthyer normaliteti I munguar prej dekades se fundi e jo vetem.
I duhet dhene alternativa drejt se ardhmes.
E cila duhet te jete e
Qarte
Konkrete
E sinqerte
E thjeshte ne artikulim
E ndershme
E begate

Per kete Partia Demokratike e me gjere kane detyrimin kombetar per te udhehequr vendin drejt ne situate te normalizuar, drejt zgjedhjeve sipas standarteve qe kemi mese 3 dekada qe kerkojme ti arrime, e vetem duke respektuar te tilla standarte vendi do te filloje te ece mbi shina.

Pergjegjesia e forces politike qe aderoj e perfaqesoj eshte

e madhe,
eshte detyrim
e privilegj.

Nuk e ka lluksin te humbase kohe.
Ajo ne radhe te pare e pa humbur asnje second duhet te perballet me te vertetat e veta e te mbeshtetet fort mbi filozofine e zanafilles se krijimit te saj duke mbledhur rreth vetes

Njerez te ndershem
Profesioniste te talentuar
Te rinj ekselent
Energji pozitive

Dhe te coje perpara kete vend te bekuar, por te sfilitur nga
antikombetaret,
te paaftet,
e makuteria qe kemi trashegim nga sistemi I vjeter.
E keqja duhet shkulur me rrenje e kjo duke filluar nga vetja.

Shqiperiaepara!