Tiranë, 5 shtator 2014 – Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arrestuar këtë të premte në kryeqytet tre shtetas, të cilëve u janë gjetur armë të ftohta. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy automjete luksoze, një “Mercedez benz” me targa AA010 JZ, si dhe një “Audi A8” me targë AA110 FN.
 
Operacioni është zhvilluar pasi 3 personat të cilët udhëtonin në dy automjete të ndryshme “Audi A8” dhe “Mercedez benz” kanë kundërshtuar urdhrin e patrullës për të ndalur në pikë kontrolli.
 
Personat e ndaluar janë Durim Gjuta 24 vjeç, Vladimir Gjuta 34 vjeç dhe Lumjan Matmuja 25 vjeç. Te tre keta shtetas kane lindur ne Kukes, por dy te paret banojne ne Tirane, ndersa Matmuja në Shkozet, Durrës.
 
Në pamjet e servirura nga A1 Report shihet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë të armatosur dhe të maskuar, duke habitur jo pak qytetarët e shumtë që ndodheshin në atë zonë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/