Analisti Arjan Curri ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit të lajmit në media.
“Në rastin e Metës kam pasur informacion që është bërë gati arrestimi i tij dhe të shoqes. Unë kisha dy alternativa, ose ta thoja me rrezikun që ky operacion do dekonspirohej dhe do shtyhej.
Ngaqë e kam thënë unë dhe Karamuço, personat përgjegjës për ekzekutimin e kanë thënë abort, anuloje. Ekziston një rrezik i madh që të perceptophet SPAK në koordinim me mediat, ndërkohë që SPAK i intereson.
Tre herë janë nisur për t’i arrestuar dhe tre herë është shtyrë”, u shpreh Curri në Top Story.