Policia në Belgjikë ka arrestuar 12 persona, në kuadër të një operacioni kundër terrorizmit, gati 3 muaj nga sulmi me bombë në aeroportin dhe në metronë e Brukselit, ku mbetën të vrarë 32 veta.
“BBC” raporton se të arrestuarit, dyshohet se gjatë natës së premte duke u gdhirë e shtuna, 18 qershor, po planifikonin një sulm terrorist.
Përveç të arrestuarve, 40 persona të tjerë janë marrë në pyetje dhe janë kryer kontrolle në 16 lagje kryesisht rreth Brukselit si dhe janë kontrolluar rreth 152 garazhe.





