Autoritetet në Ragusa të Italisë kanë vënë në pranga këtë të martë 18 persona, nën akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas medieve italiane, pjesa më e madhe e të arrestuarve janë italianë, shqiptarë dhe tunizianë.

Ata e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal kryesisht në komunën e Ragusës, Santa Croce Camerina dhe Comiso, ku shpërndanin sasi të mëdha droge, si kokainë, marijuanë dhe hashash. Klientët parësorë të këtij grupi kriminal ishin djem të rinj.

Ende nuk janë publikuar të dhëna mbi identitetin e të arrestuarve.