5 qershor 2014- Karabinierët e qytezës së Aversas afër Kazertës arrestuan dy shqiptarë, ndërsa me maska e me doreza sapo kishin kapërcyer kangjellat e një viledhe po tentonin të hapnin derën kryesore të saj. Alfred Polja i datëlindjes 1990 dhe miku i tij Florian Toci i datëlindjes 1992 u përleshën me karabinierët, ndërsa u përpoqën t’ia mbathnin. Karabinierët përdorën forcë për t’i neutralizuar. Të dy shqiptarët, pasi u prangosën u dërguan në burgun e Kazertës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





