9 shkurt 2015 – Karabinierët e qytetit të Tortonës, të premten në dark,ë më 7 shkurt 2015 arrestuan dy shqiptarë me akuzën tentativë vjedhje. Një pensioniste i telefonoi karabinierisë dhe njoftoi se dy persona, ndoshta hajdutë po ecnin mbi tjegullat e çatisë së banesës së saj.
Mbërritja, thuajse e menjëhershme e një patrulle karabinierësh i detyroi dy hajdutët t’ia mbathnin. Pas një ndjekjeje të shkurtër, karabinierët prangosën dy hajdutët: Mond Nikolli, 21 vjeç dhe Robert Rabelli, 24 vjeç.
Karabinierët u sekuestruan edhe “veglat” e zanatit, dy kaçavida dhe një pajisje për çelësa , si edhe 300 euro (Rabellit), që dyshohet se janë të vjedhura.
/gj.th.agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





