DURRES, 4 prill 2013– Në kuadër të operacionit policor që Policia e Durrësit po ndërmerr në territor  mbi rritjen e parametrave të sigurisë, ditën e djeshme filloi procedimi penal për shtetasit e mëposhtëm të cilëve iu gjetën e sekuestruan sende të jashtëligjshme.

Filloi procedimi penal ne gjendje te lire ne ngarkim te shtetasit Klaudio Guza, 18 vjec, banues në Durrës.

Mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 19.30, në lagjen nr 16  Durrës, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në pikat e kontrollit të ngritura në kuadër të operacionit në automjetin tip Benz me targa DR 1832 F, të Klaudio Guzës u gjet një thikë,  të cilën ky shtetas e mbante pa leje.

Gjithashtu po ditën e djeshme rreth orës 12.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vasien  Rebi, 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjate kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan mbrëmjen e së martës në lokalin  Lloto sport në pronësi të Vasien Rebit në lagjen nr 15, Durrës në orën  23.30, në një  nga sirtaret e banakut u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 copë fishekë model 54 kalibër 7.62 mm dhe nje thikë tip bajonetë me gjatësi 25 cm të mbajtura pa leje prej tij.

Mbi të dy këta shtetas rëndon akuza e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve te ftohta“ .