6 dhjetor 2013- Policia e Durrësit ka arritur që ti japë fund planit të dy personave, pasi mashtronin qytetarët për punësim jashtë shtetit. Projektet e këtyre dy shtetasve, 42 dhe 52 vjeç duket se po shkonin mjaft mirë, pasi ata akuzohen se kanë mashtruar plot 100 persona.Në prangat e uniformave blu kanë rënë shtetasit Luan Bytyçi, 42 vjeç dhe Baki Myrtollari 52 vjeç. Të njëjtat burime shtojnë se Luan Bytyçi është administrator i agjensisë turistike ATB.Të dy këta persona mashtronin qytetarët për punësim në Rusi, Turqi dhe Hollandë dhe se i merrnin qytetarëve 150-1500 dollarë, në këmbim të favorit. Nga kontrolli i policisë ka rezultuar se personat të cilët janë mashtruar, kanë qënë të papunë.