Policia ka vënë në pranga dy persona për zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se është arrestuar Gëzim Meço, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas si dhe 23-vjeçari Shpëtim Lukaj, banues në Sarandë
“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M, 41 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në fshatin Tragjas.Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 23 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.





