SHIJAK, 8 tetor 2013 – Dy persona të dyshuar për 14 vjedhje janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Shijak. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se Fitim Dervishi 20 vjeç dhe Endri Balla, 18 vjeç akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 4 herë radio-stacionin e antenave.

Gjithashtu këta dy persona akuzohen edhe për vjedhjen e 6 banesave dhe 4 lokaleve.

Sipas policisë, të arrestuarit ishin kthyer në tmerrin e qytetit.

Në banesat e të ndaluarve polica gjeti edhe materiale me të cilat kryenin veprimtarinë kriminale.