MORINE, 23 prill 2013– Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia kufitare e Morinit në Kukës.
Të ndaluarit janë Bekim Bajrami, 25 vjeç lindur e banues në Prishtinë dhe Halil Aliu, 41 vjeç lindur e banues në Ferizaj.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit në Morinë rezultoi se 25 vjeçari Bajrami ishte në kërkim për llogari të policisë kosovare.
Ai iu dorëzua këtyre të fundit pas kryerjes së veprimeve proceduriale në Pikën e Kalimit kufitar.
Ndërsa 41 vjeçari Aliu rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Durrës dhe i dënuar për veprën penale "Falsifikim apo përdorim të pasaportave, letërnjoftimeve apo vizave të falsifikuara".





