Janë arrestuar në flagrancë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe një 14-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes në tre biznese, ngjarje të ndodhura javën e fundit, në lagjen nr. 9, të qytetit të Korçës.

Ata konkretisht në një servis celularësh kanë vjedhur 2 celularë, në një byrektore kanë vjedhur 30000 lekë dhe në një lokal bar-kafe kanë vjedhur 14000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe një 14-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes në tre biznese, ngjarje të ndodhura javën e fundit, në lagjen nr. 9, të qytetit të Korçës. Konkretisht në një servis celularësh kanë vjedhur 2 celularë, në një byrektore kanë vjedhur 30000 lekë dhe në një lokal bar-kafe kanë vjedhur 14000 lekë. Të dy shtetasit e mitur janë pyetur në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre celularë dhe një kaçavidë, të cilën dyshohet se këta shtetas e përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.