Në një aksion policor ndërkombëtar kundër pedofilisë, nga fundi i vitit 2012, janë arrestuar 245 persona, kryesisht në SHBA dhe në gjashtë shtete tjera, njoftoi sot drejtori i Agjencisë amerikane për imigrim dhe dogana, John Morton.
Gjatë operacionit policor të quajtur Sunflower, nga 1 nëntori e deri më 7 dhjetor janë arrestuar 222 pedofilë në SHB, kurse edhe 23 të tjerë në gjasë shtete tjera të botës, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë për “arsye operative shumë të ndjeshme”.
Ky operacion, që kishte për qëllim identifikimin e personave të cilët posedojnë, publikojnë apo prodhojnë fotografi për pedofilinë në internet, ka mundësuar shpëtimin e 123 fëmijëve, nga të cilët 110 vetëm në SHBA, saktësoi Morton.
Në mesin e viktimave fëmijë, pesë janë më të vegjël se 3 vjeçar, nëntë të moshës 4-6 vjeçe, 21 të moshave 7-9 vjeçe dhe 11 të moshës 10-12 vjeçe. Vajza ishin 70, djem 53, kurse 23 sish të identifikuar si të abuzuar tashti janë të moshës madhore.
Ndryshe, gjatë tërë vitit të kaluar, hetuesit kanë arrestuar numër rekord prej 1 655
Pedofilëve, ndërsa 292 viktima të tyre janë identifikuar dhe shpëtuar, transmetojnë agjencitë botërore të lajmeve.