Arrestohen 3 persona që shkatërruan gjatë natës 24 makina të parkuara në zonën e Unazës së re në Tiranë. Endri Gjonaj, 20 vjeç, Sadik Krasniqi dhe Bledar Hilaj janë identifikuar dhe prangosur si autorë të dëmtimeve masive.

Policia njoftoi fillimisht fillimisht se, persona të paidentifikuar kanë thyer me mjete të forta, xhamat e mjeteve të parkuara tip “Benz”, “Fiat”, “Alfa Romeo”, “Toyota”, “Ford”, taxi, “Renault”, “Benz”, “Ford”, “BMV”, “Ford”, “Benz”, “Fiat”, “Toyota”, “Benz”, “Volsvagen”, “Mitsubish”, “Benz”, “Mitsubish”, “Benz”, “Benz”,  “Ford”, “Volksvagen”, “Benz”. Mister është arsyeja pse e ndërmorën këtë aksion shkatërrues. Pas marrjes në pyetje pritet të zbardhen shkaqet.