Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë 3 persona, dy prej të cilëve u kapën në gjendje të dehur ndërsa një tjetër pa leje drejtimi.

U arrestuan shtetasit;

O. Xh., 26 vjeç, dhe A. Sh., 39 vjeç, banues në Durrës dhe Krujë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet përkatëse në gjëndje të dehur.

A. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.