Policia e Durrësit ka arrestuar tre të rinj si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për vjedhje, kryesisht të kabullave elektrikë.

Tre të rinjtë që u arrestuan janë Feta Rroko,  23 vjeç, Arkid  Toshi, 19 vjeç, dhe R.Rr. 17 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim A.Gj. 19 vjeç, që të katërt banues në Durrës.

Sipas policisë, më 08.04.2016, rreth mesnatës, në lagjen Nr. 14, Durrës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë tentuar të vjedhin metale me ngjyra, në pronësi të një firme.

Gjithashtu,  në sajë të veprimeve të specializuara nga ana e grupit hetimor, rezultoi se shtetasit e mësipërm, janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:

1. Më datë 31.03.2016 në magazinën e bimëve medicinale, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur kabull elektrik;

2..Më datë 08.04.2016, kanë vjedhur magazinën e KESH, në lagjen Nr. 14, ku kanë marrë rrotulla teli, përcjellës energjie elektrike.