Policia e Vlorës ka sekuestruar 168 kg dhe 2500 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa në fshatin Tragjas dhe ka arrestuar 3 persona si posedues të saj.
Të arrestuarit janë Adrian Latifi, 22 vjeç, banues në fshatin Levan – Fier, Romario Latifi, 19 vjeç, banues në fshatin Levan – Fier dhe Mateos Xhambazi, 25 vjeç, banues në Korçë.
Në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur “Qafa e Varreve” këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia si autorët e dyshuar për kultivimin e 2500 rrënjëve me bimë narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të mëtejshme, është konstatuar një sasi tjetër e konsiderueshme me lëndë narkotike prej 168 kg e 770 gramë kanabis, e cila ishte në procesin e tharjes.
Është bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale
Edhe një armë zjarri “Pushkë M-63” e kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet se u përket kultivuesve u sekuestrua.
Policia e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni ka proceduar në gjendje të lirë 33 shtetas të tjerë për “Moskallëzim krimi”, të cilët dyshohen se në kohë të ndryshme kanë shërbyer si punëtorë në këtë parcelë.





