Vihen në pranga 3 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit Y. K., 42 vjeç, banues në Fier, i kërkuar për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. N., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., banues në Rrushkull, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.