Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë përfunduar shtetasit e mëposhtëm:

-A P., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 36-vjeçari, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-K. H., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

-K. B., 24 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, sepse pas testimit me pajisjen AquilaScan, rezultoi se e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A P., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte 36-vjeçari, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-K. H., 29 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore me pajisje bashkëkohore dhe i kontrollit të drejtuesve të mjeteve që konstatohen në paligjshmëri, me pajisje alkool- dhe drogë-testuese, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 24 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, sepse pas testimit me pajisjen AquilaScan, rezultoi se e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.