Tre persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, një prej të cilëve ishte në kërkim, ndërsa dy të tjerë për dhunë në familje.
1.Shërbimet e PKK Port Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P. M.
2.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. Sh., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
3.Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 43 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.





