Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

U arrestuan:

A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Nga kontrolli fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale;

-S. P., 28 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi duke dalë jashtë banesës, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Ll., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.