Tre drejtues mjeti janë arrestuar nga policia e Durrësit gjatë të hënës dhe të martës, madje dy prej tyre janë bërë edhe shkaktarë aksidentesh, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzore, por vetëm me të lënduar.
Në të tre rastet, policia bën të ditur se drejtuesit e mjeteve kishin abuzuar me normën e lejuar të konsumimit të alkoolit, kur je në timon. Në momentin kur i janë nënshtruar testit të alkoolit, kanë dalë 'zbuluar' dhe për këtë kanë përfunduar pas hekurave.
Njoftimet e policisë:
- Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi F.T., vjeç 33, banues në Durrës, pasi në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13, Durrës, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Sh., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën e fshatit Shahinaj, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë ka aksidentuar këmbësoret S.K., dhe V.B., vjeç 43 e 49, banuese në Shijak, të cilat pasi morën mjekim në spital u larguan në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.G., vjeç 43, banues në Golem, Kavajë, me leje drejtimi, pasi në datë 03.12.2018, në rrugën dytësore Plepa- Golem, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip ”Benz”, me drejtuese E.S., vjeçe 24, banuese tek Shkëmbi i Kavajës, me leje drejtimi, e cila është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.





