Tre persona janë arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Të tre ishin të dehur, ndërsa një prej tyre shkaktoi dhe aksident duke plagosur një këmbësor.

Në pranga ranë:

E. E., 43 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. M., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin K. L., këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Sh. K., 59 vjeç, banues në Kruaten, Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.